Shqipëria nisi edhe 60 infermierë në Itali, Di Maio: Një tjetër dhuratë

Il ministro degli Esteri Luigi Di Maio durante la conferenza stampa di presentazione alla Farnesina del decreto sui migranti, Roma, 4 ottobre 2019. ANSA/ RICCARDO ANTIMIANI

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, ka reaguar për grupin e dytë mjekësor që u nis sot nga Shqipëria drejt Italisë për të ndihmuar vendin fqinj, në luftën kundër koronavirusit.

Marketing

“Sot mbërrijnë në Itali 60 infermierë për të mbështetur spitalet tona. Një ndihmë konkrete, një tjetër dhuratë, që na vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për solidaritetin ndaj Italisë”, shkruan Di Maio në Twitter.

Ky është grupi i dytë me personel mjekësor që është nisur nga Shqipëria në Itali për të dhënë ndihmën e tyre në luftën ndaj Covid-19./

Marketing