Shqipëria U21 shkatërron Austrinë U21 – ‘Kuqezinjt’ me pesë gola për tri pikë

Shqipëria U21 është treguar spektakolare.

Lojtarët e rinj të Shqipërisë kanë shënuar fitore 1:5 kundër Austrisë.

Marketing

Shqipëria kaloi në epërsi qysh në minutën e 16’, me anë të Kallakut. Rezultatin e dyfishoi Tuci, në minutën e 26’.

Në pjesën e dytë, U21-shat e Shqipërisë shënuan edhe tri herë të tjera, me Austriakët që u kundërpërgjigjën me vetëm një gol.

Muci shënoi për 0:3, kurse Wolf shënoi në minutën e 83’ për rezultatin 1:3.

Muci dhe Selmani në minutat 87’ dhe 89’ regjistruan rezultatin final 1:5.

Shqipëria numëron tashmë tetë pikë, kurse Austria mbetet me 12 pikë në pozitën e dytë, në grupin e njëjtë ku luan edhe Kosova.

Marketing