Shqipëri,Qeveria akordon 370 milionë dollarë për t’i bërë ballë virusit korona

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama prezantoi planin me 7 pika të qeverisë së tij për adresimin e nevojave për financim të atyre që janë prekur drejtëpërdrejtë në ekonominë e tyre të përmuajshme për shkak të paralizimit të jetës nga masat drastike kundër koronavirusit.

Marketing

Rama njoftoi se mbi 370 milion dollarë do të shkojnë si ndihmë për shëndetësinë, biznesin dhe shtresat në nevojë.

1-25 milion dollarë për luftën në vijën e zjarrit në dispozicion për Ministrinë e Shëndetësisë për pajisjen me materiale mjekësore apo mbështetjen të të gjithë personelit të angazhuar mjekësor.

2-100 milion dollarë për kompanitë që kanë vështirësi objektive për të paguar pagat e punonjësve të tyre.

3-65 milion dollarë për nevojat më imediate për shtresat më në nevojë, për biznesin e vogël, për papunësinë e mundshme për shkak të luftës.

4-20 milion dollarë që vihen në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes për operacionin humanitar.

5-10 milion dollarë si fond rezervë për Këshillin e Ministrave për çdo urgjencë të paparashikuar.

6-Do të fshijmë përgjithmonë kamatvonesat për debitorët aktivë që kanë konsum energjie sot, familjarë apo biznes i vogël, me efekt financiar deri në 150 mln dollarë. Nga kjo masë do të përfitojnë 211 024 abonentë.

7-Do të riskedulojmë në 6 mujorin e dytë të vitit 2020 dhe në vazhdim tatim-fitimin për të gjithë biznesin deri në fashën nga 20-140 mijë dollarë xhiro. Shtyrja e dorëzimit të bilanceve për një periudhë deri në 1 qershor të këtij viti për bizneset që dorëzojnë bilancet në QKB online ose drejtëpërdrejtë do të përfshihet nesër me të gjitha të tjerat datë 20.03.2020 si pjesë e aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit 2020.

Marketing