“Shqipja” së shpejti në rend dite në Kushtetuese

Dhjetëra iniciativa të përfshira në një lëndë, të dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese nga persona të cilët kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, së shpejti do të vendosen në rend dite.

Marketing

Ndër ata që kontestojnë kushtetutshmërinë e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është edhe partia politike“ E majta”, të cilët ligjin në fjalë e quajnë kontrovers. Sipas tyre ligji mori mendim negativ nga Komisioni i Venecias, kaloi ilegalisht në Kuvendin e Maqedonisë dhe më pas u publikua në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e nevojshëm të presidentit.

Nga Gjykata Kushtetuese thonë për Alsat se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e iniciativave të dorëzuara nga dhjetëra persona fizik, por se më shumë detaje do të kenë vetëm pasi lënda të kalojë në rend dite.

Marketing