Shqiptarët bashkë në Serbi

6.5 milionë serbë do ti drejtohen të dielën qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Partitë shqiptare kanë vendosur që të jenë të bashkuar në këtë garë. Ndërsa në Kosovë pjesëmarrja e serbëve të veriut në proces ka sjellë dhe përplasje mes politikanëve.

Marketing

Partitë shqiptare në luginën e Preshevës konkurrojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Në këtë mënyrë në votimet që do të mbahen të dielën synohet maksimalizimi i mandateve që mund të kenë në Kuvend.

Udhëheqësi i kësaj liste, Shaip Kamberi, thotë se pas më shumë se një dekade partitë shqiptare të Luginës së Preshevës janë bërë bashkë për të çuar përpara kërkesat e tyre.

Sipas tij ky veprim do të thotë një forcim i shqiptarëve në parlamentin qendror, një tregim i fuqisë reale të votës dhe një dëshmi e qartë se shqiptarët janë më tepër se sa pretendojnë autoritetet e Beogradit.

Ndërkaq në Kosovë, analistët shprehen se procesi mund të shoqërohet dhe me tensione.

Presidenti i Shqipërisëm, Ilir Meta dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi kanë bërë thirrje që shqiptarët të dalin masivisht në votime.

Vetëvendosja e ka konsideruar të papranueshme që në votime të marrin dhe serbët në veri të Kosovës.

Edhe politikanë të tjerë të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të lartë në votime.

Në listën e zgjedhësve në Serbi janë 6.5 milione qytetarë.

Në 8 mijë qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në orën 20.

Marketing