Shqiptarët demantojnë “prognozuesin” Zaev që paralajmëroi humbjen e BDI-së

Zoran Zaev i vetëdijshëm se nuk ka një forcë politike duke e mbajtur po në politikë të tjerët si një patericë, kujton se edhe tek të tjerët nuk ekziston kjo fuqi .Ai jo vetëm në tentimet për ta mposhtur BDI-në nuk ia doli dot gjatë qeverisjes , por ia huqi krejtësisht edhe në vlerësimet apo më mirë në prognozat e tij kundrejt BDI-së.

Marketing

Në një postim në rrjetin e tij social i tha BDI-së se në këto zgjedhje do merr më pak vota apo deputetë dhe ra vetë në këtë grackë sepse ka një rënie për tre deputetësh nga zgjedhjet e kaluara nga 49 në 46.E kundërta ndodhi me BDI-në që morri mbi 100 mijë vota dhe i shtoi edhe pesë deputetë më shumë.
Zaev i cili shpëtoi falë votave shqiptare edhe këtë rradhë nuk di të bëjë përllogaritë dhe duke u marrë me të tjerët ai nuk po ia del dot të përfitojë ata që i duhen më shumë-vetë maqedonasit.Ata e dënuan sërish atë .

Zaev tashmë e di se për të shqiptarët nuk vlejnë për pesë pare, por për BDI-në ata vlejnë shumë sepse janë forca e pashtershme që e mbajnë atë në pushtet për gati dy decenie në fitoret serike në të gjitha ciklet, madje duke pensionuar shumë kryeministra maqedonas.TetovaSot