Shqiptarët do ta shpëtojnë referendumin në Maqedoni, thuhet në anketë

Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN), Instituti për demokraci – Societas Civilis – Shkup dhe Televizioni Telma në Maqedoni kanë nxjerr një anketë për sjelljet dhe mendimet e qytetarëve për referendumin e vitit 2018 ku në mes tjerash thuhet se 57.8% e qytetarëve do të dalin në referendum. 28.8% kanë thënë se do ta bojkotojnë referendumin ndërsa përqindjet tjera janë 11.2% nuk e di dhe 2.2% kanë refuzuar të përgjigjen.

Marketing

Interesant në këtë anketë është fakti se shqiptarët do të dalin si asnjëherë më parë, me 70.6%19.1% kanë thënë se nuk do të dalin kurse 10.3% kanë thënë nuk e di ose kanë refuzuar të përgjigjen, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, kjo anketë është realizuar nga data 7 deri më 25 gusht, 2018.

Anketa është realizuar me 1000 qytetarë të Maqedonisë, mbi 18 vjeç, duke pasur kujdes në ruajtjen e kufinje të gjinisë dhe vendbanimiti fshat-qytet.

Anketën e plotë mund ta shikoni KËTU.