Shqiptarët e Preshevës u bashkuan, të bashkohen edhe në Maqedoni për kryeministrin e parë shqiptar

Duhet të bëjnë marrëveshje të gjithë partitë politike shqiptare pasi ka ardhur koha për kryeministrin shqiptar, kështu mendon analisti politik Armend Nuhiu duke i lidhur ngjarjet e fundit të zgjedhjeve në Serbi me shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë dalur me një listë të përbashkët.

Marketing

“Sot ka zgjedhje në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës për herë të parë dalin me një listë të përbashkët.
Ndoshta edhe për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut të gjitha partitë shqiptare do mund të bëjnë marrëveshje dhe të bëhen bashkë?” ka shkruar Nuhiu

Ideja për kryeministrin e parë shqiptar e solli lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ku më pas mori mbështetje nga shumë analistë të vendit dhe të rajonit./TS/

Marketing