Shqiptarët “ndezin” Skocinë para ndeshjes (video)

Më shumë se tre orë përpara ndeshjes me Skocinë, të shumtë janë tifozët që i janë gjendur pranë ekipit kombëtar.

Marketing

Një mbështetje e nevojshme kjo për djemtë e Panuçit, në një transfertë jo pak të lehtë si ajo e Gllasgout.

“Tifozat Kuq e Zi”, të grumbulluar para se të nisen për në stadium, kanë nisur koret dhe këngët në mbështetje të Shqipërisë, në një lokal të Gllasgout.

Mesa duket, atmosfera pritet të jetë akoma edhe më e zjarrtë, edhe brenda stadiumit “Hampden Park”.

Tifozat-Kuq-e-Zi-kendojne-para-ndeshjes-me-Skocine on Vidnews.