Shqiptarët nuk janë hajdutët më të mëdhenj në Europë: Ja cili popull na kalon?

Skifterët shqiptarë janë të njohur edhe jashtë trojeve tonë, e megjithatë Shqipëria renditet e gjashta ndër vendet me normën më të lartë të vjedhjeve në Europë.

Sipas përllogaritjeve të Monitor dhe të dhënave të publikuara nga INSTAT për numrin e vjedhjeve në vitin 2018, për 100 mijë banorë kishte 88 vjedhje, shkruan Monitor.

Ndërsa në Bashkimin Europian numrin më të lartë të vjedhjeve për 100 mijë banorë e mban Belgjika ku sipas të dhënave të Eurostat, janë kryer 167 për çdo 100 mijë banorë. Në pjesën më të madhe të hoteleve në Belgjikë, çdo turist njoftohet të mos ia ndajë sytë çantës.

Në vend të dytë renditet Franca ku sipas të dhënave të fundit të vlefshme kishte 150 vjedhje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar me 132 vjedhje për 100 mijë banorë dhe Portugalia me 115 vjedhje/100 banorë.

Vendi fqinj, Italia ka të njëjtin nivel vjedhjesh me mesataren e BE-së prej 51. Ndërsa në Greqi numri i tyre është më i ulët, ku sipas Eurostat përllogariten jo më shumë se 40 vjedhje për banorë.

“Normat më të ulëta janë renditur në Sllovaki dhe Hungari, me një normë prej 9 vjedhjesh për 100 mijë banorë, ndjekur nga Sllovenia me 12 vjedhje/100 mijë banorë, si dhe Qipro dhe Islanda me 14 vjedhje për 100 mijë banorë”.

evn