Shqiptarëve të Luginës në Kosovë iu pamundësua votimi

Qendrat e vendvotimeve u hapen në orët e para të mëngjesit. Por, për dikë, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Serbi, ishte e pamundur.

Marketing

I tillë është rasti i ish- luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Lugina e Preshevës, Lulzim Ibishi.

Pas luftës së Kosovës, Ibishi iu bashkua edhe radhëve të UÇPMB-së, ku shërbeu si komandat brigade.

E kjo bëri që në vitin 2010, sipas Ibishit, pas një gjyqi në mungesë, të dënohet me 7 vjet e gjysmë burgim.

Ibishi thotë se nuk pret diçka të mirë nga këto zgjedhje.

Ndërsa ka treguar se ka një kohë të gjatë, që i është pamundësuar shkuarja në shtëpi.

Por, kjo nuk është arsyeja e vetme që Ibishi nuk pati mundësi të votonte.

Në qytetin e Fushë Kosovës, aty ku banojnë shumë shqiptarë nga Lugina e Preshevës, nuk u hap asnjë vendvotim për ta.

Ndërkohë, ndryshe nga preshevarët që jetojnë në Kosovë, kanë vepruar ata që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Këtu, shumë shqiptarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, raporton T7.

Për herë të parë, shqiptarët që jetojnë këtu, janë bashkuar në një listë, me të cilën do të garojnë në zgjedhjet nacionale në Serbi.

Ndërkohë, i pari i Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se tash e tutje, fillon një kapitull i ri politik i shqiptarëve në Luginë.

Arifi, nga këtu iu bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës, të dalin në këto zgjedhje. Por, pavarësisht që këto zgjedhje po mbahen në Serbi, këtu dikush votoi për një subjekt politik nga Kosova.

Marketing