Muharrem Behrami nga Podujeva, i cili punon dhe jeton në Linz të Austrisë, është bërë hero në këtë shtet. Ai ka ndërhyrë për të shpëtuar një 14-vjeçar i cili kishte mbetur i mbyllur në një oxhak.

Muharrem Behrami së bashku me zjarrfikësit dhe Policinë austriake, kanë shpëtuar 14-vjeçarin që kishte mbetur i ngujuar në një oxhak.

Ishte kosovari ai i cili e ka dëgjuar ulërimat e 14-vjecarit i cili kërkonte ndihmë dhe pastaj ka njoftuar forcat e rendit për ndihme.

Ngjarja ka marrë vëmendje në mediat austriake, ndërkohë qe një faqe i ka kushtuar edhe gazeta “Land Leute”.

“Një nga banorët e lagjes, shoferi i kamionit, Muharrem Behrami, dëgjoi thirrjet për ndihmë nga 14-vjeçari në 1:30 të mëngjesit. Kosovari menjëherë lajmëroi policinë. Dy zyrtarë kontrolluan të gjitha apartamentet, por fillimisht nuk gjetën asgjë. U deshën gati dy orë që britmat me në fund të lokalizoheshin”, ka shkruar gazeta austriake, transmeton faqja “Podujeva Vendlindja Ime”.

“Kur ishte e qartë se në cilën situatë ishte djali, departamenti i zjarrfikësve u alarmua në orën 3:30. Shpëtimi i tij nuk ishte aq i lehtë. Nëpërmjet një ngushtice, forcat e punës mund të preknin krahët e Bibenit të dëshpëruar. Ai po merrte frymë, por i mbërthyer në oxhaqet e ngushta dhe plotësisht i pafuqishëm”, ka shkruar gazeta.

Pas ndërhyrjes, 14-vjeçari u largua nga vrima që gati sa e kishte mbytur. “Në orën 4:30, djali u lirua më në fund nga oxhaku. Ai ishte plotësisht i lodhur. Pas ndihmës së tij të parë nga ambulanca, ekipet mjekësore e çuan në spital”, thuhet në artikullin e gazetës austriake.

Muharrem Behrami, i cili ishte i pari që dëgjoi britmat e djalit dhe kishte paralajmëruar shërbimet emergjente në mes të natës, është shprehur i kënaqur. Ai nuk e konsideron veten një shpëtimtar.

“Unë vetëm bëra detyrën time si, dhe i rashë telefonit. Heronjtë e vërtetë të natës janë zjarrfikësit, policia dhe ekipet e shpëtimit”, ka thënë ai për media austriake.

https://www.facebook.com/PodujevaIme/videos/483019178772213/