Shqiptari i dëbuar për drogë kthehet në Itali me mbiemrin e gruas

Arrestohet dhe dëbohet për herë të dytë 30 vjeçari

Marketing

Edhe pse ishte dëbuar nga autoritetet italiane një shqiptar ka hyrë sërish në Itali duke përdorur mbiemrin e gruas. 30 vjeçari me inicalet R.D është arrestuar mbrëmjen e së hënës nga karabinierët e Viterbos.

Shqitari nuk ishte një emër i panjohur për autoritetet italiane. Ai ishte arrestuar në shkurt të vitit 2017 pasi ishte kapur me 38 kilogramë drogë dhe ishte dëbuar nga Italia për 5 vjet.

Majin e kaluar ai ishte riatdhesuar dhe, pasi ishte kthyer në Shqipëri, ishte martuar ku dhe kishte ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas dhe më pas kishte marrë pasaportë dhe patentë me gjeneralitet të ndryshme nga ato me të cilat ishte arrestuar dhe debuar nga Italia.

Por, qëndrimi në Itali me dokumentet e reja, zgjati shumë pak për shqiptarin, shkruajnë mediat vendase.

Gjykata e Viterbos ka dhënë një urdhër për ta dënuar sërish shqiptari, duke marrë kështu të dytin dëbim./tvklan.al