Haki Abdylit nga fshati Dobërçan, i Kosovës ka një orendi shumë të veçantë në sallonin e shtëpisë së tij.

Ai mban një traktor në ambientin e tij të ndënjes në shtëpi, teksa shprehet se automjeti i sjellë kujtime nga e kaluara e tij.

Ai thotë se babai i tij i ka rritur duke punuar me këtë traktor, dhe për atë ka vendosur që ta mbajë si kujtim për babën e vdekur tashmë.

Ai në një intervistë për televizionin kosovar ATV thotë se shtatë fëmijë që janë, babi i tyre i ka rritur duke punuar me këtë traktor.

Hakiu thotë gjithashtu se traktori është blerë para 45 viteve, dhe ende është në gjendje të rregullt, por tani më nuk shfrytëzohet për punë, por si një objekt kujtimi për familjen e tyre.

https://video.gjirafa.com/153143778-500180501384351-8567962003509548991-n-mp4