Shqiptari nga Saraji i Shkupit projektoi orën me vlerë 2 milion euro

Emir Duraki është i lindur në Shkup, para rrafsh 29 viteve, pasi ai sot e feston ditëlindjen. Familja e tij në Zvicër erdhi në vitet tetëdhjeta të shekullit të kaluar, si edhe shumica e bashkëkombëtarve tanë, për një jetë më të mirë në mungesë të kushteve të një jetë më dinjitoze në vendlindje. Babai Mevliti nga Saraji dhe nënë Drita nga Saraji, u vendosën në Biel-Bienne të Kantonit të Bernës dhe prej atëherë, ai ka realizuar ëndrrën e tij për të punuar me djersë dhe nder, për të qenë shembull i një shqiptari në mesin e një shoqërie zvicerane.

Marketing

Pasi përfundoi shkollimin fillor me sukses të shkëlqyeshëm dhe si njëri ndër nxënësit më shembullor të shkollës, Emiri vazhdoi shkollimin profesional në shkollën teknike në St. Imier, me maturë profesionale. Ai zgjodhi profesionin e mikroteknikës, pasi vizatimi rregullisht e ka tërhequr dhe magjepsur, ndërsa në veçanti e kanë tërhequr gjerta e vogla
Rajoni Jura-Neuchatel është i njohur për fabrikat e orëve në të gjithë botën, prandaj edhe nëpër shkolla më tepër rëndësi u jepet mësimit të kësaj industrie.

Pas përfundimit të shkollimit, në vitin 2013 Emiri u punësua në “Dimier 1738” prodhues i orëve të dorës me kualitet të lartë (e bashkangjitur me Bovet 1822 ku prodhohen mekanizmat e për Bovet) në Tramelan. Aty, ai punoi si konstruktor/vizatues i orëve. Mbrenda këtyre pesë viteve që punoi atje, Emiri investoi për afërshisht në 50 projekte të ndryshme (ka pasur projekte që ia ka filluar nga zero e deri në përfundim por disa herë edhe si ndihmës). Një projekt personal që e ka filluar, atij i ka marr kohë prej 6-8 muaj.

Projektet zakonisht janë bërë në Azi, kryesisht në Kinë, Rusi por edhe në SHBA. Klientët në të shumtën e ratseve janë milionerë ose miliarderë (sheikë, aktorë, shkrimtarë, sportistë etj).
Një projekt për një orë të rrallë në të cilin ka marr pjesë Emiri, ka kushtuar plot dy milionë e gjysmë franga zvicerane, të cilën e kishte porositur një personalitet anonim nga Azia. Orën e tij ai ka pasur dëshirë ta ketë nga ari i bardhë e shumë diamante që të shkëlqejë sa më shumë të jetë e mundur.

“Ky projekt nuk më ka lënë shumë mbresa të mëdha dhe nuk ishte habi e madhe, sepse edhe më herët kisha punuar në projekte të tjera të me vlerë (orët e Bovet janë shpeshëherë me vlerë prej më shumë se qindra mijëra franga). Prandaj ky projekt, për mua ka qenë i zakonshëm si tëtjerët”, thotë Emiri, enkas për Shtegu.com.

Pas disa vitesh, Emiri regjistrohet në një shkollë të lartë për avencim, në drejtimin si shef projekti. Ai e kryen me sukses shkollimin dhe diplomon.

Në vitin 2018, Emiri kishte nevojë për të ndryshuar dhe të shoh ambient tjetër, kështu që ai filloi me punë në CDNP (që është pjesë e grupit Swatch Group). Aty, ai punon si konstruktor/shef projekti për orë me vlerë. Aty, ai punon për të gjitha llojet e orëve të grupit (si për shembull: Omega, Longines, Certina, Rado, Hamilton etj). Gjithashtu, pozita e tij tani është me përgjegjësi edhe më të lartë, pasi duhet të menaxhohet personalisht krejt projekti dhe të shpërndahet më tej në ekip.

Mirëpo, Emirit i pëlqejnë këto sfida dhe nuk ndalet me entuziazmin e tij për të projektuar orëtë shtrenjta.

Redaksia e Shtegu.com, Emiriti i uron ditëlindjen dhe sukses në të gjitha sferat e jetës.

Marketing