Shqiptari nga Shkupi fiton ‘Jeep Renegade’ nga Telekomi i Maqedonisë

Ahmet Murtezani nga Shkupi është fitues i Jeep® Renegade, shpërblimit kryesor të lojës shpërblyese “Rimbush dhe fito” të Makedonski Telekomit. Ahmeti sot i mori çelësat e automobilit të tij të ri dhe theksoi se me vite i përdorë shërbimet e Telekomit dhe është i kënaqur, ndërsa shpërblimi kryesor që e fitoi është më se i mirëseardhur për familjen e tij.

Marketing

Loja shpërblyese u organizua për të gjithë abonuesit e rinj dhe të përhershëm pripejd në periudhën nga 30 nëntori i vitit të kaluar deri më 18 janar të këtij viti.

Përveç çmimit kryesor Jeep® Renegade, Makedonski Telekom çdo ditë ndau nga një smartfon Samsung Galaxy A21S.

Abonuesit u regjistruan përmes aplikacionit TelekomMK ndërsa me regjistrimin kanë fituar 3GB internet në celular.

Të gjithë fituesit janë publikuar në  ueb faqen e Makedonski Telekomit .