Shqiptari rreh të atin në avion, detaje nga ngjarja që shokoi Italinë

Mediat italiane zbulojnë te tjera detaje në lidhje me sherrin në avionin e linjës Romë – Tiranë.

Marketing

Mësohet se një 30- vjeçar shqiptar fillimisht ka kërcënuar pasagjerët e avionit dhe më pas goditi me grusht babain e tij.

Sipas mediave nga vendi fqinj në avionin e linjës Panorama Blue Express ka pasur momente paniku pasi një pasagjer shqiptar filloi të bërtiste në bord, duke kërcënuar edhe pasagjerët e tjerë.

Ndërsa në tentative për ta qetësuar babai i tij i moshuar ka marrë disa grushte në kokë nga i biri.

“Shumë frikë për pasagjerët e fluturimit Panorama Blue Express që u nisën nga Tirana në Shqipëri në orën 16:45 dhe u drejtuan për në Romë. Një pasagjer shqiptar 30-vjeçar, disa minuta pas ngritjes së avionit filloi të bërtiste dhe kërcënonte edhe udhëtarët e tjerë. Në atë moment ai goditi në fytyre edhe  babain e tij të moshuar”, citohen mediat italiane.

Aeroplani bëri ulje të detyruar në Pescara, ndërsa i riu u prangos nga policia dhe babai i tij u dërgua në spital.

 

Marketing