Shqiptari shkon për një jetë më të mirë në Angli, por ky veprim i bën “gjëmën”

Një i ri shqiptar, i cili u vendos në Gwent të Uellsit, në kërkim të një jetë më të mirë u dënua nga një gjykatë atje me burg, pasi u kap me dokumente false.

Marketing

D.Precaj u dënua nga gjykata e Cardiff me 10 muaj burg. 27-vjeçari, i cili jetonte në Newport do të deportohet drejt vendit tonë pasi të përfundojë dënimin.

I riu shqiptar u kap pasi autoritetet gjetën në postë një patentë greke false në adresë të tij. Gjatë kontrollit në banesë, Precajt iu gjetën dokumente të tjera false, lituaneze dhe greke.

27-vjeçari kishte shkuar ilegalisht në Britani më shumë se 3 vite më parë, në kërkim të një jetë më të mirë, shkruan “klan”.

Ai kishte bërë punë të ndryshme dhe kishte siguruar dokumente false në mënyrë që të merrte rrogën në bankë.

Pala mbrojtëse, para gjykatës tha se 27-vjeçari nuk kishte përfituar kurrë nga benefitet e shtetit britanik. Ai ishte vendosur në Newport prej rreth 9 muajsh, ndërsa më parë kishte jetuar në Londër.

Marketing