Shqiptarja zgjedhet në mesin e menaxhereve më të mira në Maqedonin e Veriut

Shqiptarja Nina Sherifovska, menaxhere në hotelin prestigjioz Park në Shkup, është zgjedhur në mesin e 10 menaxhereve më të dalluara në Maqedoni për vitin 2018. Zgjedhja solemne është mbajtur të enjten në Shtëpinë e armatës në Shkup, nën patronatin e ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Laureatet i përshëndeti ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollovska.

Marketing

Edhe pse ishte e vetmja femër shqiptare që u dekorua me mirënjohje në këtë eveniment, Nina jep shembullin më të mirë se si edhe një femër shqiptare mund të jetë e suksesshme në udhëheqjen e një biznesi. Ajo në intervistë për Lajm TV thotë që i vjen shumë keq që numri i femrave shqiptare nuk është aq i madh që ta forcojnë edhe më tepër rolin e femrave shqiptare në sektorin privat. Po ashtu flet edhe rreth vështirësive dhe paragjykimeve që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj.

Marketing