Shtabi për referendum i BDI-së sot do qëndrojë në Ohër dhe Strugë

Bashkimi Demokratik për Integrim aktivitetet për informim të qytetarëve në lidhje me referendumin që do të mbahet me 30 shtator do t’i vazhdojë sot në Ohër dhe Strugë.

Marketing

Takimi me qytetarët në OHËR në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator do të mbahet në Shtabin Komunal – Ohër me fillim në ora 15.00.

Më pas Bashkimi Demokratik për Integrim do të realizoj Takim me qytetarët në qytetin e STRUGËS në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet më 30 Shtator.

Takimi do të mbahet në Hotelin Drim – Strugë me fillim në ora 18.00.