Shtabi Zgjedhor i BDI në Gostivar mbledh drejtuesit e Shtabeve Vendore: Më 12 Prill të jemi vendimtarë!

Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së BDI-së në Gostivar, të dielën mbajti mbledhje të zgjeruar me drejtuesit e Shtabeve të Këshillave Vendore.

Marketing

Në vijim të aktiviteteve, Kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor, z.Nexhati Jakupi dhe Kryetari i degës, z.Bashkim Hasani, njoftuan drejtuesit e Shtabeve Vendore me fillimin e fushatës zgjedhore, strategjinë që do të ndiqet për prezantimin e programit parazgjedhor, si dhe obligimet e tjera që merren nga Shtabi Qendror Zgjedhor i BDI-së.

Jakupi nënvizoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për BDI-në, duke ftuar aktivin e partisë të punohet intezivisht në mënyrë që fitorja të jetë e madhe dhe fuqia politike e BDI të jetë vendimtare.

Edhe Hasani ftoi strukturën e partisë që të punohet në terren dhe elektorati të njihet nga afër me të arriturat e BDI, dhe veçanërisht me programin parazgjedhor që BDI do të garon në këto zgjedhje.

BDI në Gostivar të shtunën bëri hapjen e Shtabit Zgjedhor, dhe tashmë ka filluar aktivitetet parazgjedhore në rajonin e Gostivarit.

Marketing