Shtatë nga gjithsej 1.063 “bomba” në lëndën “Titanik” do të dëgjohen pa praninë e opinionit, vendosi sot pasdite Këshilli gjyqësor.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) kërkoi për shkak të bisedave private këto shtatë audio materiale të dëgjohen pa praninë e opinionit. Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që “bombat” fare të mos lëshohen dhe i kontestoi si dëshmi valide.

Sipas vendimit të Këshillit, debati kryesor do të mbahet dhe do të lexohen raportet, e më pas do të dëgjohen bombat.
Për lëndën “Titanik”-u, PSP ka parashtruar 5.910 dëshmi materiale dhe ka propozuar 191 dëshmitarë.

Të akuzuar janë ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, RObert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012