Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të shtunën shtatë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 306 testeve.

Marketing

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

SHTATË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR!Sot më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Samedi 23 mai 2020

Po të shtunën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 785.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1,032 raste me koronavirus.

Prej tyre, 29 pacientë kanë vdekur.