Shtatmadhoria: ARM-ka nuk ka pasur lidhje me 27 prillin

Shtatmadhoria e ARM-së dërgoi një kumtesë, në të cilën pohon se informacionet dhe interpretimet nga ana e disa personave të caktuar – se Armata ka qenë e përfshirë në ngjarjet e 27 prillit janë të pavërteta.

Marketing

Në kumtesën thuhet: Lidhur me publikimet e shpeshta në disa media elektronike, si dhe interpretimet e ndryshme individuale nga ana e personave që janë mysafirë në emisione debative në televizionet kombëtare, në të cilat vazhdimisht dëshirohet të imponohet se Armata e RM-së, në një formë të organizuar ka qenë e përfshirë në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, i mohojmë pretendimet e këtilla, duke theksuar se bëhet fjalë për dezinformata që plasohen në opinionin publik.

Në seancat e fundit për ngjarjet e 27 prillit, një pjesë e të akuzuarve pohonin se Presidenti Ivanov ka planifikuar të shpallë gjendje lufte. Me pohime të këtilla, sot doli Aleksandar Vasilevski-Ninxha, i cili tha se ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, i cili tashmë disa muaj është në arrati, i ka thënë se sipas informatave të inteligjencës ushtarake, Ivanovi duhej të shpallte gjendje luftarake, por hoqi dorë për shkak të presionit nga komuniteti ndërkombëtar.

Marketing