Shtatzëna dënohet me dy muaj burg pasi që hapi një çips në market

Një grua shtatzënë është burgosur për dy muaj pasi që kishte hapur një çips “Pringles” në supermarket pa e paguar.

Marketing

Ajo u dënua nga një gjykatë në Irlandë pasi hapi çipsin në njërën nga pikat e marketeve Tesco, ndonëse dënimin nuk ia zbuti as fakti që ajo ishte shtatzënë.

25 vjeçarja kishte hapur një çips që kushtonte 1.5 euro, gjë që në Irlandë konsiderohet shkelje kur nuk e paguan.

Kathleen McDonagh kishte thënë se nuk donte ta blinte at produkt, kurse stafi kishte insistuar se i hapur nuk mund të rikthehej në shitje.