Shtef Bllok: Qytetarët do të bëjnë zgjidhjen e vetme për vendin në referendum

Marrëveshja e Prespës është kompromis i ndjeshëm, por zgjidhja e kësaj çështje i hap dyert drejt të ardhmes më të mirë të Maqedonisë, dhe ajo varet nga të gjithë aktorët politikë, duke e përfshirë edhe opozitën. Referendumi është pjesë e procesit demokratik dhe qytetarëve tuaj u mbetet të bëjnë zgjidhjen e vetme për vendin, deklaroi shefi i diplomacisë holandeze Shtef Bllok pas takimit me homologun e tij të Maqedonisë Nikolla Dimitrov.

Marketing

Theksoi se është i inkurajuar nga përparimi i jashtëzakonshëm që Maqedonia e arriti në një periudhë të shkurtër, dhe se tani mbetet të shihet përparimi në zbatimin e pakove ligjdhënëse, reformat në gjyqësi, shërbimet zbuluese dhe administratën publike.

“Përmes një krize të thellë dhe të rëndë politike i urojmë Maqedonisë për përparimin që e arriti në një periudhë të tillë të shkurtër dhe që e ktheu vendin në rrugë reformuese. Marrëveshja me Greqinë për çështjen e emrit është hap i madh historik, me të cilin liderët politikë të Maqedonisë dhe Greqisë treguan guxim dhe lidership ta mbyllin këtë kontest afatgjatë”, tha Bllok.

Kjo, potencoi, solli deri te ftesa për anëtarësim në NATO, që tregon se vullneti i mirë dhe guximi mund të zgjidhin çështje afatgjate, ta përforcojnë paqen dhe stabilitetin dhe ta fillojnë procesin reformues të themeluar në vlera.
“Holanda e përkrah edhe perspektivën për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Politika jonë është e ashpër por korrekte, kur vendi do t’i plotësojë parakushtet do ta përkrahim procesin inkuadrues për BE-në në qershor të vitit 2019”, tha Bllok.

Potencoi se vendi ka bërë hapa të mëdhenj dhe të rëndësishëm të cilat nuk janë të lehtë, në plan afatshkurtër, në plan afatgjatë do të sjellin përparim dhe mirëqenie për vendin.
Shtoi se Holanda do të vazhdojë të jetë partner i Maqedonisë, duke potencuar se Holanda deri tani si investitor i jashtëm ka investuar mbi 250 milion euro në vend.

Dimitrov nga ana e tij e falënderoi për përkrahjen e përhershme që Holanda ia ofron Maqedonisë, duke potencuar se këtë vit shënohet 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike me Holandën, me të cilën vendi ka miqësi tradicionale.
“Holanda ka politikë strikte dhe korrekte në lidhje me procesin e inkuadrimit në BE, ne e përkrahim këtë politikë sepse qëllimi ynë është jo vetëm të bëhemi anëtare, por edhe ta bëjmë shtetin tonë evropian”, tha Dimitrov.

Atë, tha do ta arrijmë përmes reformave, në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, dhe se mënyra në të cilën do ta bëjmë është më e rëndësishme se ajo kur të bëhemi anëtare e BE-së.
Shefi i diplomacisë shtoi se me homologun holandez kanë biseduar edhe për referendumin e ardhshëm, që, siç tha Dimitrov është udhëkryq historik për shtetin.

Marketing