Shtëpi 1 euro në Sicili? Mijëra telefonata nga e gjithë bota

Më shumë se 40 mijë ‘e-mail’ me kërkesa për informacion në harkun e pak orëve: recepsioni i Komunës i pushtuar nga fluksi i telefonatave nga e gjithë bota, në veçanti nga SHBA-të: para së gjithash, një interesim i një grupi investitorësh arab të gatshëm të blejnë në bllok të gjitha shtëpitë.

Marketing

Ka mjaftuar një reportazh i CNN me imazhe nga Sambuca në Sicili, vendi i Valle del Belice, i cili në vitin 2016 ka fituar titullin e lokalitetit më të bukur të Italisë për të rritur “temperaturën” e shtëpive që kanë dalë në shitje për 1 euro…

Nisma, e nisur në muajt e fundit nga administrata e qytetit për të rizhvilluar trashëgiminë urbane dhe arkitekturore të qendrës historike dhe për të parandaluar shpopullimin, u trajtua edhe nga media të tjera të rëndësishme ndërkombëtare. Në fakt, nuk ka folur vetëm rrjeti popullor amerikan, në kolonën Travel Cnn, por edhe gazeta britanike “Guardian”.

Shërbimi televiziv i dedikuar për Sambuca di Sicilia, me titull “Qyteti italian Sambuca në Sicili shet shtëpi për një dollar”, ka shkaktuar kështu një gjueti të vërtetë për blerjen e shtëpive në fshatin e lashtë. Aq sa ka detyruar kryetarin në largim, Leo Ciaccio, të intervistohet nga programi televiziv “Italia sì” i Rai1, të krijojë një lloj ‘task force’, të formuar nga një grup punonjësish komunalë, për t’iu përgjigjur mijëra kërkesave të pranuara nga e gjithë bota.

“Ne duam të japim të gjithë informacionin e nevojshëm, – thotë kryetari i komunës, – dhe duam të ftojmë këta njerëz të vizitojnë Sambucan për të realizuar bukurinë e fshatit tonë që ne synojmë të përmirësojmë më tej me këtë iniciativë”.

Prej disa vitesh, vendi ka përjetuar një lloj rilindje, falë blerjes dhe rinovimit të ndërtesave në rrugicat e qendrës historike, nga disa qytetarë të huaj. Një komunitet i formuar nga zviceranët, gjermanët, francezët, britanikët, lituanezët, që tani rrezikon të përhapet përtej kufijve të Evropës. “Unë sapo kam marrë një telefonatë nga Dubai nga një grup investitorësh arabë, të cilët thonë se janë të gatshëm të blejnë të gjitha shtëpitë që kemi nxjerrë në shitje”, shpjegon nënkryetari dhe këshilltari i kulturës Giuseppe Cacioppo, i cili po koordinon projektin “Case a 1 euro” .

Nisma, e cila nisi herën e parë në vitin 2010 në Salemi nga kritiku i artit dhe kryebashkiaku i qytetit të Trapanit, Vittorio Sgarbi, u miratua më pas nga komunat e tjera siciliane. Por, qartëson nënkryetari Cacioppo, “ndryshe nga të tjerët që thjesht kanë bërë propagandë, kjo komunë zotëron të gjitha shtëpitë që janë vendosur për shitje në 1 €. Ne nuk jemi ndërmjetës midis pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ti kërkon një shtëpi, ne ta japim…”.

Edhe në Sambuca, megjithatë – si në komunat e tjera – ekzistojnë kushte specifike që pronarët që aspirojnë duhet të respektojnë: duhet të paguajnë një depozitë prej 5 mijë eurosh dhe të angazhohen për rinovimin e shtëpive (duke filluar nga 40 në 150 metra katrorë) për punime me kosto, të cilat do të duhet të fillojnë nga 15 mijë euro. Sapo të përfundojë puna, depozita do të kthehet. Ndërkohë, në pritje të punimeve të para, “task force” e Komunës po fillon t’i përgjigjet mijëra kërkesave, duke ftuar palët e interesuara që të vizitojnë në mënyrë të drejtpërdrejt pronat në dispozicion. /Shqip

Marketing