Në afërsi të Bankës Popullore tani më disa ditë mund të shihet një shtëpi e improvizuar e cila përbëhet prej krevateve të vjetër kartonëve dhe telit. Kur arritëm tek ky vend, gjetëm derën e cila ishte e mbyllur me zinxhir. Rreth pragut pamë disa qese të mbushura me shishe prej plastike. Menduam se askush nuk jeton aty. Por, pas disa minutave u paraqit Elizabeta. Vetëm sa e pa kamerën tonë ajo filloi të bëhet agresive…

-Zhduku prej këtu! – Elizabeta
Pas disa minutave u qetësua, dhe na ftoi që ta dëgjojmë tregimin e saj. Na i tregoi dokumentet e vjetra dhe të hollat të cilat i kishte grumbulluar në kohë të Jugosllavisë. Na tha se kishte pasur shtëpi në lagjen “Lisiçe e re” dhe se pas problemeve familjare ka qenë e dëbuar prej atje. E kanë dërguar në Itali që të kërkojë lëmoshë. Edhe fëmijët e saj e kanë pasur të njëjtin fat.

Na tha se ka tetë fëmijë, disa prej tyre kërkojnë lëmoshë, ndërsa të tjerët nuk i ka parë me vite. Mes tjerash na tregoi se e kanë keqtrajtuar, e kanë rrahur dhe se ka qenë e përdhunuar që nga mosha fëmijërore.

“Më kanë rrahur. Si mund një nënë të vrasë? Si mund të marrë fëmijë? Si mund të më largojë nga shtëpia ime? Të më japë 30 mijë marka dhe të më dërgojë në Itali ?”, tha Elizabeta.
Ajo ushqehet duke kërkuar lëmoshë.

Edhe pse derën e ka të mbyllur me dry, ajo thotë se shtëpia e saj e improvizuar të cilën ajo vetë e ka ndërtuar, shpesh herë ka qenë cak i hajdutëve.

“Ja shiko se si vërehet, apo? A po e sheh? Drank, dhe futet. Këtë e ka larguar tre herë që të mund ta nxjerrë shporetin. Këtë e kam blerë të re. Nuk ka as 3-4 muaj”, tha Elizabeta.
Ajo tha se nuk pret ndihmë prej askujt. Ka mbledhur veshmbathje prej kontejnerëve, ndërsa njerëzit human i dërgojnë shpesh herë ushqim.

A hidhen këto gjëra në kontejner? Trego, a hidhen këto? – Elizabeta
Ky objekt qëndron për një kohë të gjatë në këtë vend. Duke pasur parasysh se gjendet vetëm disa metra larg stacionit ndërkombëtar të autobusëve dhe stacionit hekurudhor, kjo është pamja e parë të cilën e shohin turistët kur arrijnë në Shkup. Tentuam ti pyesim autoritetet përgjegjëse se a janë të informuar në lidhje me këtë rast, dhe se a do të ndërmerret diçka në lidhje me këtë. Megjithatë, institucionet përkatëse nuk ishin të kapshëm.

SHTËPI PREJ KARTONI AFËR BANKËS POPULLORE , ELIZABETA NË MJERIM, ËSHTË PAMJA QË SHOHIN TURISTËT

SHTËPI PREJ KARTONI AFËR BANKËS POPULLORE , ELIZABETA NË MJERIM, ËSHTË PAMJA QË SHOHIN TURISTËT

Publiée par TV21 sur Dimanche 22 juillet 2018

Artikulli paraprakKërkohet thellimi i reformave në media
Artikulli tjetërS’kemi pse shkojmë në takimin e ftuar nga Veseli, thotë Beqiri