Shtëpia e mbretëreshës Elizabeth del në shitje

Shtëpia e mbretëreshës Elizabeth në Maltë ka dalë së fundmi në shitje.

Marketing

“Villa Guardamangia” është në shitje për një vlerë prej 6 milionë euro ose 5.3 milionë paund.

Mbretëresha Elizabeth jetoi atje nga viti 1949 deri në vitin 1951 në vitet e para të martesës së saj, pasi Princi Philip ishte vendosur në Maltë si oficer detar.

Mbretëresha është shprehur se ka kaluar kohë mjaft të bukura tek ajo shtëpi.