Shtëpia e shëndetit me makina të reja,Filipçe: Dyfishohet kapaciteti për ndihmën e shpejtë

13 automjete të reja janë vënë në funksion për shërbime të Shtëpisë së Shëndetit Publik, informoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, së bashku me drejtuesit e Shtëpisë së Shëndetit, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka. Prej tyre, 10 makina janë dedikuar për Departamentin për Mjekim Shtëpiak, ndërsa të tjerat për transport të përditshëm të materialeve të punëtorëve në Shtëpinë e Shëndetit. Njëherit me ndihmën e komunës së Gazi Babës, Ndihma e Shpejtë ka marrë donacion dy makina speciale për nevoja mjekësore nga ana e Çekisë.

Marketing

“Është dyfishuar kapaciteti për shërbime të Ndihmës së Shpejtë. Tani këto automjete të reja do të shërbejnë për një segment tjetër, patronazhin dhe vizitat në shtëpi. Numri shtesë i automjeteve që do të arrijnë në periudhë të ardhshme, me kursimet nga blerja e mëparshme dhe nga shtatë shtesë që do të jenë, dy ose tri do të kthehen në Qendrën Shëndetësore në Shkup dhe të tjerat do të shpërndahen në të gjithë vendin.”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri Filipçe ende i pret rezultatet për studimet fizibile për bashkëpunimin publiko-privat për shërbime të Ndihmës së Shpejtë. Në këtë projekt sheh zgjidhje për problemet që përballet shërbimi në pjesën e kuadrit dhe infrastrukturës.