Shteriev kërkon dosje shtesë nga PP-ja për Janevën

Nga e hëna, pasi do të dorëzohen dosjet shtesë të cilat mungojnë, Këshilli i Prokurorëve Publikë do të vendosë rreth raportit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për të gjitha aktivitetet e ndërmarra në parahetimin dhe hetimin për rastin “Reket”.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shterjev dje ka thënë se deri te ta është dorëzuar raporti, por nuk janë kompletuar dosjet që duhet t’i dorëzojë Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit për aktivitete që janë ndërmarrë në hetimet dhe parahetimet për rastin “Reket” ku e akuzuar është edhe prokurorja speciale publike Janeva.

Raporti, i hartuar nga Prokuroria, të cilën e udhëheq Vilma Ruskovska përmban rishikim të ngjarjeve dhe veprimeve të ndërmarra lidhur me masat e deritanishme për rastin “Reket”, për të cilin janë të dyshuar edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Sipas prokurorit publik, Lubomir Joveski, Këshilli i Prokurorëve Publikë duhet të vendosë edhe për vendin njeriu i parë i PSP-së. Ai thirret në Ligjin për prokurori publike në rast të këtillë duhet të reagojë Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe të emërojë ushtrues detyre. Kjo, sipas tij, nënkupton se zëvendësim i Janevës do të ishte ndonjë nga kolegët ose koleget e saj.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shterjov konsideron se nuk mundet të emërohet u.d. prokuror special para se t’i përfundojë mandati i Janevës.

Prokurorja Lile Stefanova, e cila e udhëheq rastin “Perandoria”, e pyetur nëse është e mundur emrëim i u.d. shef të PSP-së, dje tha se

E pyetur nëse është i mundur emërimi i u.d. shef të PSP-së, Stefanova tha ka zgjidhje për veprim të ushtruesve të detyrës, zgjidhje për veprim të prokurorit i cili e zëvendëson atë që mungon apo është i penguar të punojë. Megjithatë, ato janë ingerenca të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Sipas saj. PSP në këtë moment ndodhet në një nga gjendjet më të vështira të ekzistimit të vet dhe prandaj bëj thirrje që politikanët dhe të gjithë faktorët në vend të ulen dhe ta sjellin Ligjin për Prokurorinë publike në mënyrë që të mos kemi ndërprerje të procedurave.

evn