Shtetasit e Maqedonisë, me test negativ në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka vendosur një sërë masash të reja, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të koronavirusit.

Marketing

Në mbledhjen e mbajtur sot, në formë elektronike, Qeveria e Kosovës vendosi që mbajtja e maskave, do të jetë obligative për qytetarët e Kosovës, ndërkaq personat e moshuar do të kenë orar të caktuar se kur mund të lëvizin.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka vendosur që qytetarët që hyjnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës. Orari i ndalimit të qarkullimit do të hyjnë në fuqi më 13 korrik, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Marketing