Shtetasja e Shqipërisë rrihet nga një person në Prizren

Gjatë ditës së djeshme në Prizren ka ndodhur një rast i rrahjes.

Marketing

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtetase e Shqipërisë, pas një mosmarrëveshje të çastit, është sulmuar fizikisht dhe rrahur nga një i dyshuar i gjinisë mashkullore.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

I dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Marketing