Shteti i fortë, detyron policët të betohen me Kuran se s’do të marrin ryshfet!

Shteti i Uzbekistanit ka disa tradita që e dallojnë nga vendet tjera të botës, e ky rast është një ndër më epikët.
Meqë korrupsioni e ryshfeti janë diçka që pothuajse secila polici e praktikon, Uzbekistani ka menduar diçka që të parandaloj këtë fenomen, shkruan Free Europe.

Marketing

Ata persona që duan të bëhen pjesë e policisë së këtij shteti, duhet të betohen me dorë në librin e shenjtë të myslimanëve, Kuran se nuk do të pranojnë ryshfet.

Ky betim është një përpjekje e presidentit të Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev, për ta luftuar korrupsionin, ndërsa bie në kundërshtim me qëndrimet e paraardhësit të tij, i cili e shtypte Islamin.

Pra, pjesëmarrja në tri trajnime dhe betimi në Kuran ka qenë i obligueshëm për të gjithë policët, urdhër ky nga Policia.

Marketing