Shtip, arrestohet 16 vjeçari tek i cili u gjet marijuanë

Një paketim najloni me marijuanë është gjetur gjatë kontrollit tek një djalë 16 vjeçar nga Shtipi, kumtoi policia.

Marketing

Kontrolli është bërë mbrëmë rreth orës 23:15 minuta në lagjen Autokomandë në Shtip, ndërsa djali është arrestuar. Me të është kryer edhe bisedë në prani të prindërit.

Marijuana është marrë dhe është dhënë në ekspertizë, ndërsa rasti tërësisht do të dokumentohet dhe do të reagohet në mënyrë adekuate.

Marketing