Shtohen viktimat e COVID në Shqipëri, 241 infektime në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Marketing

Janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2.