Shtohet numri i xhepashëve në Francë

Rriten ndjeshëm vjedhjet në metronë e Parisit, sipas të dhënave të publikuara në faqe të parë nga e përditshmja “Le Parisien”.

Marketing

Vjedhjet në transportin publik në rajonin e Parisit janë rritur me 33% që nga fillimi i vitit dhe viktimat e para janë miliona turistët që vizitojnë çdo vit kryeqytetin.

Për të lehtësuar praktikat, RATP dhe SNCF, dy kompanitë që menaxhojnë transportin publik mes kryeqytetit dhe rajonit përreth, i mundësojnë turistëve të huaj të bëjnë denoncime drejtpërdrejtë në stacionin ku ndodhen.

Ndërsa paralajmërimet ndaj pasagjerëve për të bërë kujdes ndaj vjedhjeve jepen në gjuhë të ndryshme.

Marketing