Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimet e derivateve të naftës nga mesnata janë shtrenjtuar për 1,28 % në Maqedoninë e Veriut. Benzina EUROSUPER -95 është më shtrenjtë për 1 denarë/litër dhe me çmimin e ri është 68,50 denarë.

Marketing

Ndërsa benzina EUROSUPER -98 dhe EURODIZEL janë shtrenjtuar për gjysmë denari për litër. Kështu një litër benzinë EUROSUPER -98 kushton 70,50 denarë, ndërsa një litër EURODIZEL do të kushtojë 63,00 denarë.