Shtrenjtohen derivatet e naftës

Do të shtrenjtohen përsëri çmimet e derivateve të naftës. Këtë vendim e ka sjell sot Komisioni Rregullator për Energjetik.

Marketing

Sipas vendimit, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë, ndërsa për një denarë shtrenjtohen EUROSUPER BS-98, Dizeli dhe Vaji Ektsra i lehtë për amvisëri.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 72 denarë për litër, ndërsa i EUROSUPER BS 98, do të jetë 74.00 denarë.
Një litër dizel sipas çmimit të ri do të kushtojë 63.50 denarë, ndërsa Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri do të kushtojë 52.00 denarë.

Kjo do të jetë përllogaritja e fundit sipas metodologjisë së aplikuar deri tani. Në të ardhmen çmimet e derivateve të naftës do të përcaktohen sipas konceptit të ri. /SHENJA/

Marketing