Shtrenjtohet jetesa

Shpenzimet për jetë në janar të këtij viti, në krahasim me janarin e vitit të kaluar, shënon rritje prej 1.2 për qind, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënon rritje prej 0.7 për qind, kumtoi Enti shtetëror i statistikave, shkruan gazeta KOHA. Sipas të dhënave të publikuara shpenzimet për jetë në janar të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar, shënojnë ulje për 0.1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë 0.5 për qind. Ulje të indekseve të shpenzimeve për jetë në janar të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek pijet joalkoolike për 1.4 për qind, vaji dhe yndyrërat për 0.7 për qind, prodhimet e tjera ushqimore për 0.5 për qind dhe qumështi për 0.2 për qind.

Marketing

Gjithashtu, ulje të indekseve të shpenzimeve për jetë është vërejtur edhe tek biçikletat për 7.2 për qind, derivatet e lëngshme për amvisëri për 6.2 për qind, gazi për amvisëri për 5.5 për qind, veshmbathjet, derivatet e lëngshme dhe vajrat si pjesë e pajisjes për mjete të komunikacionit, shërbimet për akomodim për 4.4 për qind, transporti ajror i udhëtarëve për 4.1 për qind, librat për 3 për qind, disqet, kasetat, disketat, CD-të, filmat për 2.6 për qind, pajisja për telefon dhe telefaks për 2.5 për qind, mirëmbajtja dhe riparimi i mjeteve vetanake të komunikacionit për 2 për qind, pajisja informatike për 1.9 për qind, shërbimet paramjekësore për 1.4 për qind, prodhimet e tjera mjekësore për 1.2 për qind, restorantet dhe hotelet për 0.8 për qind, komunikacioni rrugor për 0.7 për qind, shërbimet stomatologjike për 0.4 për qind, shërbimet për mirëmbajtje dhe riparime të banesës dhe mjeteve të tjera personale për 0.3 për qind. Rritje të indekseve të shpenzimeve për jetë në janar të këtij viti, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ngrira përveç patates dhe frutave të tjera rrënjore për 7 për qind, pemët e freskëta dhe të ngrira për 0.9 për qind, buka dhe drithërat për 0.4 për qind dhe mishi për 0.2 për qind.

Në janar të këtij viti, gjithashtu rritje të indekseve të shpenzimeve për jetë është vërejtur edhe tek shërbimet spitalore për 8.5 për qind, pajisja fotografike dhe kinematografike dhe instrumentet optike për 2.9 për qind, shërbimet për mirëmbajtje të banesës për 2.1 për qind, automobilat për 1.7 për qind, riparimi i pajisjes audiovizuale, fotografike dhe informatike për 1.4 për qind, lojërat, lodrat dhe hobit për 1 për qind, aparatet e mëdha elektrike për amvisëri dhe aparatet e vogla elektrike për amvisëri për 0.7 për qind, qilimat dhe mbulesat e ndryshme për dysheme, komunikacioni hekurudhor për 0.6 për qind, shërbimet për rekreacion dhe sport, shërbimet për kulturë për 0.5 për qind, pëlhurat, furnizimi me ujë, pajisja për pritje, xhirim dhe riprodhim të zërit dhe fotografisë për 0.4 për qind, materialet për mirëmbajtje dhe riparim të banesës, mobiljet dhe amvisëritë, pako-aranzhmanet turistike për 0.3 për qind, mjetet ndihmëse terapeutike, kopshtet, bimët dhe lulet për 0.2 për qind. (koha.mk)

Marketing