Shtrenjtohet makiato në Vushtrri, nga 50 cent ngritët në 70 cent

Kafeja është shtrenjtuar në Vushtrri, nga çmimi 50 cent është ngritur në 70 cent.

Gastronomët që bashkarisht morën këtë vendim, thonë se këtë e bënë pas ngritjes së çmimeve të qumështit, sheqerit dhe disa produkteve tjera që i përdorin.

Ndërkaq, një nga arsyet më të mëdha është edhe shtrëngimi i masave, me të cilat nuk kanë të drejtë të punojnë brenda lokalit, pos shërbimit “merr me vete”, nga i cili deklarojnë të jenë dëmtuar shumë.

Marketing

Qytetarët e Vushtrrisë i përkrahin gastronomët, meqë thonë se janë të vetëdijshëm për dëmin që kanë pasur këto muaj. Ndërkaq ka edhe nga ata që çmimet e ngritura nuk iu duken të arsyeshme.

Marketing