Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është miratuar dekret me fuqi ligjore me të cilin shtyhet afati i vizave të shtetasve të huaj të cilët për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme janë bllokuar në shtetin tonë.

Nga MPB njoftojnë se pa marrë parasysh edhe nëse hiqet gjendja e jashtëzakonshme, afati i vizave shtyhet deri më 31 gusht të vitit 2020.

Nga ministria shtojnë se përveç vizave, deri më 31 gusht të vitit 2020 është shtyrë edhe afati i lejeve të përkohshme dhe të përhershme të qëndrimit të cilat kanë skaduar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.