Shtyhet debati për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Është anuluar diskutimi parlamentar për propozim ligjin për regjistrimin e popullsisë, i cili ishte planifikuar të mbahej për sot. Njoftimi i mëhershëm për mbajtjen e debatit është hequr nga ueb-faqja zyrtare e Kuvendit.

Marketing

Duket se vendimi është marrë pas paralajmërimit të djeshëm të VMRO-së se do ta bojkotonte këtë proces në rast se nuk bëhen ndryshime në propozime dhe nëse nuk përfshihen aktivisht në to. Lideri opozitar Hristian Mickoski ka thënë dje se pushteti ishte duke u munduar që t’i kontrabandojë ndryshimet duke ia vendosur ligjit “flamurin evropian”.

Siç thuhet në tekstin e propozuar, në përputhje me Ligjin për Statistikat e Shtetit dhe Programin pesëvjeçar për sondazhet statistikore 2018-2022, Enti Shtetëror për Statistika në prill 2020 duhet të zbatojë regjistrimin e nëntë të popullsisë, banesave dhe familjeve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing