Shtyhet dërgesa e 15 mijë vaksinave Pfizer në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të arrijnë ditën e martë, duke e shtyrë dërgesën për 24 orë.

Marketing

“Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim lidhur me mbërritjen e vaksinave në vendin tonë. Ndërkohë informohen qytetarët se procesi i vaksinimeve po vijon sipas planit ne qendrat e vaksinimit te përqendruar, me vaksinimin e personelit shëndetësor dhe grupmoshën +80 vjeç, sipas fashave të përcaktuara”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./