Shtyhet gjykimi për rastin “Titanik”

Gjykimi për rastin “Titanik”, që duhej të mbahej gjatë ditës së nesërme është shtyrë për më 17 nëntor, njoftojnë nga Gjykata Themelore Penale. Arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore është se tre nga të akuzuarit ndodhen në vetëizolim.

Marketing

Në raatin “Titanik”, përveç ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski, akuzohen edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankuloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragce Dragceski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviç dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje e të drejtës së zgjedhjes, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të fondeve për financimin e fushatës zgjedhore.