Shtyhet premiera e “Mission Impossible”, shkak KOVID-19

Vazhdojnë të shtyhen prmierat e filmave për shkak të pandemisë.

Marketing

Paramount ka shtyrë publikimet e “Mission Impossible 7” dhe “Mission Impossible 8”, dy kapitujt e ardhshëm me protagonist aktorin Tom Cruise, shkruan Variety.

Pjesa e shtatë, fillimisht u njoftua se publikohet më 23 korrik 2021, tani do të debutojë katër muaj më vonë, më 19 nëntor 2021.

Pjesa e tetë ishte caktuar për 5 gusht 2022, dhe në vend të kësaj do të godasë ekranin e madh më 4 nëntor 2022.

Si pothuajse të gjithë filmat që janë aktualisht në prodhim, “Misioni: Impossible 7” ndaloi xhirimet për shkak të pandemisë koronavirus.

Cruise ishte gati të fillonte xhirimet në Venecia, Itali – një zonë e goditur fort nga shpërthimi i virusit, por studiot ndaluan së punuari në fund të shkurtit.

Me xhirimet e pafundme të ndalura, edhe ky projekt nuk ka përdunduar xhirimet.

Paramount njoftoi gjithashtu datat e reja të publikimit për filma të shumtë, përfshirë trillerin pas apokaliptik të Chris Pratt “The Tomorrow World” (23 korrik 2021) dhe aventura e animuar “Paw Patrol” (20 gusht 2021).

Si pjesë e ndryshimeve të planifikimit të studios, “Dungeons and Dragons” është shtyrë përsëri nga 19 nëntor 2021, deri më 27 maj 2022.

Marketing