Shtyhet sërish gjykimi për rastin “Talir”

Gjykimi për financimin joligjor të partisë VMRO-DPMNE, “Talir” shtyhet për 12 qershor për shkak të mungesës së prokurorit Leko Ristoski.

Marketing

Gjykatësi Osman Shabani ka informuar se në ora 9:30 para fillimit të seancës së sotme avokati i të akuzuarit Leko Ristoski ka dorëzuar dokumente nga Klinika për kirurgji digestive me të cilin e njofton gjykatën se i akuzuari Leko nga data 17 deri 27 maj 2019 gjendet në mjekim, ndërsa më 27.05 2019 është lëshuar në shtëpi.

Gjykata poashtu nga ana e mbrojtësit Donço Nakov më 27 maj ka dorëzuar parashtresë me përgjigje ndaj kërkesës së Kuvendit, me të cilën kryetarin e Kuvendit e njofton Shoqata e avokatëve se kërkesa për interpretim autentik të ligjit të PSP-së dorëzuar nga Prokurori publik Lubomir Joveski ka arritur më datë 13.02.2019 në kabinetin e kryetarit të Kuvendit ku është proceduar dhe dorëzuar deri në Qeveri për mendim, ku ende nuk është marrë përgjigje.

Avokati Donço Nakov para gjyqit ka thënë se ka dorëzuar kërkesë të re deri të Kuvendi për përgjigje të shpejtë ndaj kërkesës për interpretim autentik.

Në gjykim të pranishëm kanë qenë të akuzuarit e tjerë Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët janë sjellë nga paraburgimi shtëpiak si dhe deputeti Ilija Dimovski.

Në lëndën “Talir” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Jankieski të cilët ngarkohen për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” dhe “Larje parash” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska vetëm për veprën “larje parash”. Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.

Sipas akuzës, ato në mënyrë të kundërligjshëm kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar këto para të paguhen në xhirollogari e partisë përmes fletëpagesë në emër të njerëzve të ndryshëm.

Marketing