Shtyhet vuajtja e dënimit me burg për Gordana Jankulloskën

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, nuk do ta vuajë dënimin me katër vite burg në rastin “Tanku” deri më 1 korrik të këtij viti.

Marketing

Siç informojnë nga gjykata, gjykatësi për vuajtjen e dënimeve i ka miratuar shtyrjen e dënimit Jankulloskës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Apelit në Shkup pjesërisht ka pranuar ankesën e Gordana Jankullosksë për rastin “Tanku”, të cilës dënimin nga gjashtë vite ia uli në katër vite burg.

Rasti “Tanku” ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, për të cilën edhe ish-kryeministri u dënua me dy vjet burg.

Marketing