Shtypi serb i gatshëm të paguaj taksën, por ka një arsye tjetër pse ju ndalua hyrja në Kosovë

As sot në Kosovë nuk ka shtyp serb!

Marketing

Mediat online serbe e kanë bërë këtë të ditur dhe sipas tyre shtyp serb në Kosovë nuk do të ketë as nesër, pasi doganierët e Kosovës po kërkojnë që të gjitha faturat të shkruhen me Republika e Kosovës.

Sipas tyre, nga e hëna do të shikohen mundësitë.

Zvezdan Mihajloviq i cili transportonte shtypin për në Kosovë, i ka thënë mediave serbe se kanë qenë të gatshëm të paguanin 100 për qind taksë për gjithë shtypin, por doganierët kanë kërkuar të shkruhet Republika e Kosovës, në të gjitha faturat.

Marketing