Shtyrja e kredive deri në gjashtë muaj – njëra nga ofertat e Bankës NLB

Shtyrja e afatit të shlyerjes së kësteve të kredive të personave fizikë deri në gjashtë muaj, në përfundim me 30 shtatorin e vitit 2020, si dhe rifinancim të kredive ekzistuese, miratim të kredive të reja me mundësi të shfrytlzimit të grejs periudhës apo shlyerjes pagesë së rregullt të kredive ekzistuese sipas zgjedhjes së klientit është oferta e Bankës NLB, në pajtim me dekretin për lehtësimin e kushteve kontraktuale të kredive të miratuara me qëllim të tejkalimit dhe zbutjes së efekteve negative nga gjendja e krizës.

Marketing

Nga banka informojnë se për personat juridikë, gjithashtu, do të ofrohen disa opsione, të cilat në varësi së natyrës së nevojës do të harmonizohen me çdo person juridik individualisht.

Mundësitë për personat juridikë janë nga Banka NLB me shtyrjen e afatit të shlyerjes së kësteve të kredive nga tre deri në gjashtë muaj në përfundim me datën 30.09.2020, mundësi për rifinancim, si dhe ofertë të kredive të reja për likuiditet. Te klientët të industrive të cilat janë të mbyllura apo drejtpërdrejtë janë më të goditura nga kriza, si dhe te ndërmarrjet mikro dhe të vogla, në një nunër më të madh do të zbatohet masa për shtyrjen e afatit të shlyerjes së kredive.

“Lehtësimet e reja kreditore që i ofron Banka janë në përputhje me aktivitetet e BPRMV, Qeveria, si dhe në koordinim me anëtaret e tjera të ABM, por para së gjithash do të jenë përgjigje e drejtpërdrejtë të sfidave ekonomike të cilat i solli kriza me COVID-19 si te qytetarët ashtu edhe te firmat. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen komplekse në të cilën u gjetën klientët tanë dhe në përgjithësi e gjithë ekonomia në shtet dhe botë. Detyra jonë është që të qëndrojmë para këtyre sfidave, t’i mbrojmë klientët tanë dhe një afat sa më të shpejtë të mundshëm të japim përgjigje me të cilën do t’ua lehtësojmë përballjen me borxhet e kredive dhe ruajtjen e modeleve të tyre të biznesit”, theksojnë nga Banka NLB.

Gjatë disa ditëve të ardhshme oferta e hollësishme me kushtet konkrete do të publikohet zyrtarisht nga ana e Bankës dhe do të distribuohet dhe komunikohet me të gjithë klientët përmes kanaleve zyrtare për komunikim.

Marketing